Ndërron jetë nga koronavirusi shkrimtari i “Simpsons”

schedule17:19 - 1 Shkurt, 2021

schedule 17:19 - 1 Shkurt, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare shkrimtari i “Simpsons”, Marc Wilmore. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i tij, Larry Wilmore me anë të një publikimi në rrjetet sociale.

“Vëllai im i dashur ka ndërruar jetë mbrëmë pasojë e koronavirusit. Ai ishte engjëlli më i mirë, më i ëmbli dhe njeriu më qesharak që kam njohur. Të dua vëllai im i vogël”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë në vitin 2008 Marc fitoi një çmim për “Eternal Moonshine of the Simpsons Mind”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!