Ndërron jetë në spital 76-vjeçari që u qëllua në lokalin e tij në Shkodër

schedule00:25 - 16 Qershor, 2022

schedule 00:25 - 16 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës ku një 76-vjeçar është qëlluar 16 herë me pistoletë. I moshuari Lulash Qipuri, është dërguar në gjendje të rëndë në spital, dhe pas ndërhyrjes së bërë nga mjekët nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autori ka qenë i maskuar në momentin që ka mbërritur në lokalin e Qepurit ku ka qëlluar 16 herë me pistoletë në drejtim të tij.

Menjëherë ka reaguar djali i të plagosurit, i cili ka qëlluar 10 herë me shotgun në drejtim të autorit, por ky i fundit është larguar me vrap, dhe ka hipur në një makinë që e priste pak më lart.

I moshuari ka qenë i ulur në momentin që është qëlluar, pasi ishte invalid.

Gjithashtu raportohet se 75-vjeçari ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi L.  Q. rreth 76, vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!