Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare legjenda e modës, Pierre Cardin

schedule13:16 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:16 - 29 Dhjetor, 2020

Stilisti i njohur, Pierre Cardin ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 98-vjeçare.

Ai vdiq në mëngjes në spitalin Amerikan në Neuilly, në perëndim të Parisit. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e tij.

Lindur në San Biagio di Callalta (Venecia) më 2 korrik 1922, Pierre Cardin kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi të qepë. Ai zbarkoi në Paris në 1945 dhe bëri debutimin e tij të parë.

Në 1946, Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte të tijën, në 10 rue Richepanse.

Ai ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e tij të së ashtuquajturës Epoka Hapësinore. Preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore. Gjithashtu përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike. l.k/abcnews.al