Muzikantja skoceze e nominuar nga Grammy, Sophie, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçe.
Menaxhmenti i Sophie konfirmoi për Guardian se artistja vdiq rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpi në Athinë, pas një aksidenti të papritur.
“Në këtë kohë, respekti dhe privatësia për familjen janë përparësia jonë. Ne gjithashtu do të kërkojmë respekt për bazën e saj të fansave dhe për të trajtuar natyrën private të këtij lajmi me ndjeshmëri“, shkruhej në raportin e dhënë.
Kujtojmë që producentja u bë e njohur për prodhimet elektronike me intensitet të lartë, të cilat kaluan kufijtë e popit të shekullit 21./abcnews.al