Ndërron jetë ish gjenerali kroat Praljak

schedule15:30 - 29 Nëntor, 2017

schedule 15:30 - 29 Nëntor, 2017

Ka ndërruar jetë ish gjenerali kroat Slobodan Praljak i cili piu helm në sallën e gjyqit menjëherë pas dhënies së vendimit me 20 vjet burg nga gjykata e HAgës. Ai uu shpall fajtor për krime lufte në Bosnje e Hercegovinë

Slobodan Praljak, ish gjenerali kroat i dënuar me 20 vite burg për krime lufte në Bosnje e hercegovinë ka ndërruar jetë. Ai piu helm në sallën e gjyqit të Hagës menjëherë sapo iu shqiptua dënimi.

Slobodan Praljak, ish komandant kroat në Bosnjë në luftën e 1992-95 para se të pinte helmin nga një shishe e vogël bërtiti: Nuk jam një kriminel lufte.

Praljak u dënua me 20 vjet burg pasi u shpall fajtor se kishte urdhëruar shembjen e urës së Mostar, një urë legjendare e shekullit të 16, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme popullsisë civile muslimane. SImbol i shkatërrimit të Bosnjes nga lufta, ura e periudhës otomane është rindërtuar. Gjykatësit pranuan më pas apelin e Praljak duke thënë se struktura ishte objektiv ushtarak gjatë konfliktit.

është vetëm një urë e vjetër kishte thënë Praljak në 1993-shin pa treguar asnjë ndjesi për impaktin emotiv që do të kishte për boshnjakët e cdo etnie shkatërrimi i saj. Kroatët dhe muslimanët e Bosnjes ishin aleatë kundër serbëve por luftuan mes tyre për 11 muaj në periudhën 1993 – 1994. Praljak komandoi forcat kroate të Bosnjes nga korriku deri në nëntor 1993./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!