Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i Prokurorit Ndoj

schedule18:58 - 7 Nëntor, 2019

schedule 18:58 - 7 Nëntor, 2019

Një javë pas atentatit ndaj mjetit që ai drejtonte, ndërroi jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij. Gazetari ABC News Andi Qosja raporton se 30 vjeçari ndërroi jetën pasditen e sotme te Spitali i Traumës në Tiranë, pas komplikacioneve.  Andi Maloku u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mori 24 plumba.

Ai u plagos rëndë në atentatin e 1 nëntorit, pasi plumbat e kishin kapur në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri.

Maloku ishte sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, kur për 7 ditë qëndroi nën kontroll dhe terapi intensive nga mjekët. Por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi të premten e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit. Në këtë atentat mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoj dhe Pëllumb Muharremi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!