Ndërron jetë aktori i njohur, vajza e tij e famshme dha lajmin e trishtë

schedule16:35 - 14 Nëntor, 2022

schedule 16:35 - 14 Nëntor, 2022

Aktori veteran John Aniston, babai i Jennifer Aniston, ndërroi jetë të premten në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë Aniston përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi disa fjalë prekëse për babain e ndjerë.

Megjithatë, ajo nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së tij.

“Babai im i ëmbël…John Anthony Aniston”, shkroi Jennifer krahas disa fotografive me të atin. “Ti ishte një nga njerëzit më të bukur që kam njohur ndonjëherë. Jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell në paqe – dhe pa dhimbje. Dhe më 11/11. Gjithmonë keni pasur kohën e përsosur.

Ky numër do të ketë përgjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani. Unë do të të dua deri në fund të kohës.”, ka shkruar aktorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!