Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 16 vjeçari që u përplas me trenin paraditen e kësaj të hëne. Sipas policisë Samuel Kokomani ishte në gjendje të rëndë dhe vdiq në sallën e operacionit.
16 vjeçari po kalonte shinat kur u godit nga treni, afër stacionit në Durrës. Nuk dihet pse 16 vjeçari banor në zonën e plazhit ndodhej në një vend ku nuk ka rrugë kalimi. Gjithashtu u konstatua që në kohën kur ai ishte mbi shina kishte kufjet në vesh.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/ABC News Albania 24/7