Një nga viktimat e Covid-19 në Shkodër mbrëmjen e sotme është infermieri i qendrës shëndetësore Gril-Vrakë. Siç raporton gazetari Simon Shkreli viktima është Fran Kështeja. 59 vjeç.
Infermieri nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spitalin Rajonal të Shkodrës.
LEXO EDHE: Humbin jetën dy pacientë nga Covid në spitalin e Shkodrës, njëri polic bashkiak
Po ashtu si pasojë e koronavirusit humbi jetën edhe policit bashkiak i Shkodrës, Rauf Guri, 60 vjeç.
Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete. g.v/abcnews.al