E mërkura shënohet si dita më e ftohtë e javës. Meterologët parashikojnë rritje të temperaturave duke filluar nga e enjtja. Megjithkëtë i ftohti do të na shoqërojë edhe gjatë ndërrimit të viteve.
Me diell dhe temperatura të ulëta e parashikojnë meterologët ndërrimin e viteve në vendin tonë. Të enjten vlerat e termometrit do të nisin rritjen e cila më e ndjeshme pritet të jetë gjatë fundit të javës. Ndërkohë e mërkura shënohet si dita më e ftohtë e javës ku në zonat malore temperatuara ka shkuar në -8 gradë celcius.
“Përsa i takon datës 31 pritet mëngjes i ftohtë, temperatura tipike të dimrit, megjithëse pritet rritje e vlerave termike në zonat malore temperaturat do shënojnë -4, në, zonat bregdetare dhe të ulëta nga 2 deri në 5 gradë dhe maksimalja në 15 gradë”.
Meterologët nuk parashikojnë reshje, por qytetarët mund ta shijojnë borën në Juglindje të vendit. Për shkak të temperaturave të ulëta, sinoptikania Porja thotë se ajo nuk pritet të shkrijë. Ndërkohë edhe java e parë e vitit të ri parshikohet të vijë me mot të kthjellët dhe të ftohtë. /abcnews.al