Ndërpritet ndeshja e radhës në Gjermani, tifozët e Union edhe më të ashpër

schedule14:23 - 1 Mars, 2020

schedule 14:23 - 1 Mars, 2020

Tjetër ndeshje e ndaluar në Bundesligë. Union Berlin po luan në shtëpi kundër Wolfsburg dhe ia ka dalë të kalojë në avantazh katër minuta përpara fundit të pjesës së parë. Ultrasit kryeqytetas kanë shpalosur një banderolë dhe arbitri kryesor ka vendosur të ndërpresë përballjen.

Dënimet kolektive u hoqën në 2017 dhe tani rikthehen për të mbrojtur Hopp. Dy hapa pas. Vafsh në të satëme, Federata Gjermane!“, lexohet në mesazhin e ultrasve të Union Berlin. Presidenti i Hoffenheim, përfundoi dje nën shënjestrën e tifozëve të Bayern Munchen, gjë që ndikoi në ndërprerjen e ndeshjes Hoffenheim-Bayern.

Tani është radha e tifozëve të Union Berlin, të cilët tregohen edhe më të ashpër dhe nuk ngurrojnë për të sulmuar Federatën gjermane të futbollit (DFB) në pankartat e nxjerra në stadium. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!