Ndërpritet miqësorja Kastrioti-Vllaznia, një futbollist përfundon në spital

schedule18:40 - 26 Gusht, 2020

schedule 18:40 - 26 Gusht, 2020

Kastrioti-Vllaznia është ndërpresë pas një ore lojë, për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar mbrojtësi i ri, Luis Gjini. Për shkak të kësaj, dy klubet kanë vendosur ta ndërpresin ndeshjen.

“Pas një dëmtimi të rëndë të mbrojtësit Luis Gjini, ndeshja miqësore mes Kastriotit dhe Vllaznisë është ndërprerë në minutën e 60-të.

Rezultati deri në këtë minutë ishte në favor të shkodranëve të cilët patën shënuar me Da Silvën në të 43-ën minutë”, njofton klubi krutan, ndërkohë që Gjini i dëmtuar është dërguar në spital me autoambulancë për ndihmë më të specializuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!