Ndërpriten bisedimet, Roberto mund të largohet nga Barça

schedule12:55 - 14 Tetor, 2021

schedule 12:55 - 14 Tetor, 2021

Sergio Roberto mund të largohet nga Barcelona pas afro 8 viteve në “Camp Nou”. Mbrojtësi anësor i skuadrës katalanase do të rishikojë një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës sepse kontrata aktuale i mbaron në fundin e qershorit të ardhshëm. Pas kësaj Barcelona dëshiron të përfitojë nga shitja e tij, dhe kjo mund të arrihet vetëm gjatë merkatos së janarit.

Pas disa javësh bisedime intensive mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Barçës nuk është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Alfredo Martinez, gazetar spanjoll ka raportuar se bisedimet mes paleve janë ndërprere dhe pritet largimi i 29-vjeçarit nga “Camp Nou”. Mbrojtësi spanjoll është lojtar që ka kaluar nga të gjitha grupmoshat e Klubit të Barcelonës, por pjesë e skuadrës së parë është bërë në vitin 2013. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!