“Nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm”, Rama: Këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por rezultat i një rruge transformimesh

schedule10:31 - 4 Shtator, 2024

schedule 10:31 - 4 Shtator, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e pritjes për medalistët në Lojërat Olimpike, tha se suksesi nuk është i rastësishëm.

“Unë dua të përfitoj nga rasti që të them disa fjalë lidhur me rrugëtimin e bërë deri këtu, sepse këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat I një rruge të re transformimesh që kanë nisur në mbështetje të sportit dhe falë mundësisë është krijuar për qeverinë me zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të KOKSH, që na ka dhënë një partner jashtëzakonisht pasionant, këmbëngulës dhe që e ka kthyer marrëdhënien mes qeverisë dhe KOKSH në një marrëdhënie strategjike për një qëllim të përbashkët”, tha ai.

Më tej Rama shtoi se Shqipëria nga një vend që dikur i largoheshin sportistët, sot është kthyer në një vend, që sportistë të tjerë zgjedhin të ushtrojnë pasionet e tyre për të synuar majat në disiplinat e tyre.

“Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre ne Shqipëri, por që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar që të ushtrojnë pasionet e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është e rëndësishme, sepse nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin ën medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera”, shtoi Rama./ abcnews.al