Akademia e Shkencave pas 50 vitesh ekzistencë nderon themeluesin e prozës moderne Mitrush Kutelin me mirënjohjen e lartë, nderi i akademisë pas vdekjes. Studiuesi Shaban Sinani thotë se fatkeqësisht ai nuk mori shpërblim moral dhe intelektual për së gjalli, kjo veprimtari në nder të 115 vjetorit të lindjes ka për qëllim lartësimin e figurës së tij.
“Mitrush Kuteli bashkohej me raksionarët dhe kështu vazhdoi deri në vitet 80. Edhe në” Historin e Letërsisë” së vitit 1983, u përgatitën 7 faqe për Kutelin dhe nuk u përfshi në atë libër. Një ndëshkim i pa merituar e ka ndjekur këtë pesonalitet në të gjitha kohët dhe ky është momenti t’i japim Çezarit atë që i takon.”
I biri Pandeli Kuteli nuk fsheh emocionet e këtij vlerësimi, pas nderimeve në 100 vjetorin e tij, 5 vite më parë.
Akademia i dhuroi pasardhësve edhe dorëshkrimin e Ditarit të Bankës Kombëtare në italisht. Kontributi për monedhën shqiptare më së pari është vënë në dukje nga studiuesi Shbana Sinani. I biri mbetet me shpresen që të rishikohet figura dhe kontributi i tij i mohuar deri më sot për historinë e Bankës së Shqipërisë.
“Habitem që nuk e ka ditur banka ekzistencën e këtij ditari. Kuteli ka qenë drejtues shkencor në bankë. Unë përgëzoi dëshirën e mirë për ta bërë të njohur këtë ditar. Bnanka ka patur edhe kujtesën që ka bërë Kuteli ” Puna ime në fushën e monedhës dhe bankës”.
Në vitet 1980 ia kam dërguar unë me shpresën se do e rishikonin. Historografia e përmendë si vepra të lëvizjes së majtë dhe partisë, por në të vërtet të gjitha arritjet për monedhën ishte mendja dhe puna e Kutelit. ”
Sinani nënvizon me shumë rëndësi dorëshkrimin e viti 1948, botuar veç në fillim të viteve të demokracisë e veprës “E madhe është gjëma e mëkatit”
Kontriobuti i Mitrush Kuteli është shumë dimensional si shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist. Ai është një prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë. Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmë e ndaluar dhe s’u botua e plotë deri në vitin nëntëdhjetë, kurse në faza të ndryshme kohe as u mësua e as u fol për të.
Ky, në të vërtetë, është fati i shkrimtarit i cili nuk iu përshtat asnjërit nga dy sistemet e Shqipërisë, Monarkisë e as Komunizmit. /abcnews.al/