Ndërmarrjet e ujësjellësit drejt shkurtimit të vendeve të punës

schedule14:49 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:49 - 14 Nëntor, 2017

Reforma në ujësjellës do të fillojë nga vetë ndërmarrjet e ujësjellësit. Në prezantimin e planit të veprimit drejtorët e ujësjellësve. Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se do të rishikohen organikat e fryra të këtyre ndermarrjeve.

Hantin Bonat, Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë: “Mjafton t’u referohemi fakteve lidhur me humbjet që ka sot sistemi, gjysma e tyre rezulton që të jenë humbje nga mënyra e administrimit. Personat që ka çdo ndërmarrje, referuar standardeve, ne kemi dyfishin e stafit në ndëmarrjet e ujësjellësave. Duke marrë në konsideratë që kosto e shërbimit janë dy zëra kryesorë që është kosto e pagave e sigurimeve shoqërore që paguhen për stafin ashtu edhe kosto e energjisë elektrike, të dyja këto janë në gjykimin tonë shumë e thjeshtë që të reduktohen. Mjafton një riorganizim i brendshëm i ndërmarrjeve dhe numrat shkojnë sipas standardeve të përcaktuara”, u shpreh zv.ministri Bonati.

Ndërmarrjeve të ujësjellesit pritet të kryejnë një fushatë informimi derë më derë, për të nxitur konsumatorët të paguajnë detyrimet e prapambetura.

“Përveç angazhimit të qeverisjes qendrore, me këtë fushatë sensibilizuese duke filluar nga të gjitha nivelet, një rol shumë të rëndësishëm do të luajnë vet ndërmarrjet. Ju jeni përgjegjës për të ofruar një shërbim më të mirë. Pjesa e sensibilizimit nëse do të jetë e mundur, dhe ju duhet ta organizoni kështu punën, të shkohet derë më derë dhe konsumatorëve duhet tu thuhet e vërteta siç është, si atyre që kanë qenë të rregullt me pagesën e detyrimeve gjithë këto vite ashtu edhe atyre që nuk kanë qenë të rregullt, jo vetëm për fajin e tyre por për fajin e gjithë sistemit, të të gjitha niveleve të qeverisjes”, insistoi Bonati./abcnews.al

 

https://youtu.be/pamMz0hYy2A

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!