Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë kanë përsëritur dhe njëherë apelin e tyre ndaj forcave politike në Kosovë duke i kërkuar atyre që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Pas përpjekjeve të dështuara në kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërkombëtarët kanë rispërsëritur dhe njëherë ultimatumin e tyre për palët politike në vend.
Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, nga ajo e Gjermanisë, si dhe nga Komisioni Evropian u shprehën se ratifikimi i Demarkacionit është hap vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ambasadori i amerikan në Kosovë, Greg Delauie, pas shtyrjes së seancës për Demarkacionin për të mërkurën e ardhshme kërkoi nga partitë politike që të arrijnë një marrëveshje për të ratifikuar Marrëveshjen e Vjenës. Ai shtoi se partitë duhet të bien dakord për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Në një mesazh në profilin e tij Tuiter Delaui shkruan se ka ardhur koha që partitë politike në Kosovë të dëshmojnë lidershipin e tyre duke votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. /abcnews.al