Ndërhyrjet në “TIMS”/ Prokuroria nis verifikimet, pritet të merret në pyetje i gjithë zinxhiri komandues

schedule10:52 - 22 Shtator, 2023

schedule 10:52 - 22 Shtator, 2023

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka rregjistruar hetimet në lidhje me ndërhyrjen në sistemin Tims për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe Hyrja e paautorizuar kompjuterike. Hetimet nisën pas kallëzimit rreth një muaj më parë të agjensisë së mbikqyrjes policore.

Nga ana tjetër prokurorja Anisa Qilimi I ka kërkuar AMP-së që të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues të policies, por edhe efektivët që kanë patur akses në sistemin tims, ku dyshohet se ka pasur ndërhyrje. Në të njëjtën kohë prokuroria kërkon që të sekustrohën të gjithë dokumentat shkresorë si dhe të kryhen akt ekspetime të të gjithë kompjetureva që gjenden në këtë zyrë.

Gjatë muajti Gusht, agjensia e ndërhyrejes policore referoi në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal me dyshimin se ka pasur ndërhyrje dhe rrjedhje informacionesh nga një prej sistemeve më të rëndësishme të menaxhimit të informacionit policor.

Në atë kohë 4edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.Më 17 gusht, i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim që zhvilloi me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.Ndërkohë sistemi TIMS, nuk funksionon për një kohë të gjatë. Në vend të tij, Policia Kufitare përdor një sistem paralel të ngjashëm, i cili herë pas here del jashtë funksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!