Ndërhyrjet në TIMS/ Apeli nuk ndryshon masën për Ervin Muçën, ish-drejtor i IT-së në Policinë e Shtetit

schedule10:49 - 28 Maj, 2024

schedule 10:49 - 28 Maj, 2024

TIRANË- Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë ta pa ndryshuar  vendimin e shkalles se pare për ish drejtorin e IT në policinë e Shtetit Ervin Muça. Ky i fundit do të qëndrojë i izoluar në banesë deri në përfundim të hetimeve.

Muça nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar të hetohet pa masë sigurie me argumentin se nuk ka shkelur ligjin.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës po e heton për veprat  penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat e TIMS-it në Policinë e Shtetit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!