Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndërhyrje në legjislacion për rritje pagash”, Rama prezanton kreun e AKSHI: Do jetë sektori më i paguar në vend

schedule12:18 - 17 Shkurt, 2026

schedule 12:18 - 17 Shkurt, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi kreun e ri të Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë se Informacionit, Igli Tafa. Ky i fundit u emërua në krye të këtij posti pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanaj.

Kryeministri, gjatë bashkëbisedimit me stafin e AKSHI-it , Rama theksoi se do ndërhyhet në legjislacion, me qëllim rritjen e pagave të atyre që punojnë në atë institucion.

“Së ashku me ministren kemi vendosur që të ndërhyjmë në legjislacion dhe të bëjmë një rritje domethënëse të pagave tuaja për t’ju thënë se ju kemi shumë të çmuar, ne ju kemi shumë të shtrenjtë. Ne nuk duam që ta braktisin shërbimin publik.



Ne nuk duam që talentin tuaj ta vini në dispozicion të sektorit prizat, pro ne duam që ju të besoni se ky është vendi, kjo është shtëpia juaJ, këtu jeni ju zot shtëpie dhe nga kjo shtëpi i shërbimi jetë e kaq shumë njerëzve, ju bëni që kaq shumë njerëz të shërbehen me një shpejtësi që askush s’do ta kishte menduar disa kohë më parë”, tha ai.

Më tej, Rama tha se AKSHI është një nga gurët më të çmuar që ka sot shteti shqiptar. Kryeministri theksoi se ky të ruhet me përpjekje maksimale, duke garantuar mundësi për të gjithë ata persona që merren me teknologji të lartë.

Ai paralajmëroi se ky sektor do jetë më i paguari në vend.

“Kemi sfidën e prokurimeve publike me inteligjencën artificiale, që do ta transformojë totalisht qasjen e një administrate shtetërore ndaj prokurimeve publike dhe do bëhet një model edhe me të tjerët. Aleanca jonë me Microsoft është e jashtëzakonshme.

Ju jeni një nga gurët më të pazëvendësueshëm të mozaikut të shtetit shqiptar dhe për këtë arsye duhet të ndiheni krenarë, por dhe duhet të ndjeni një përgjegjësie që shkon përtej individit.

Ne do ta bëjmë AKSHI që të ketë pagat më të larta në Shqipëri dhe mos të ketë asnjë ndërmarrje private kapacitet ta konkurrojë, ky është qëllimi dhe këtë do bëjmë.  AKSHI është një stacion, ku çdokush që merret me teknologjinë e lartë duhet të ëndërrojë të vijë të punojë. Ne do ta bëjmë këtë”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!