Ndërhyrje e rrallë për zëvendësimin e valvulave të zemrës, në QSUT, Manastirliu ndan fotot

schedule19:18 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 19:18 - 17 Dhjetor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foto nga ndërhyrja e rrallë në zemër e realizuar për herë të parë në QSUT për zëvendësimin e valvulës së zemrës me teknikën mini invazive me minitorakotomi të djathtë, me qarkullim ekstrakorporal totalisht perkutan. Ministrja ka përgëzuar mjekët për realizimin e kësaj ndërhyrje.

“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është realizuar për herë të parë në QSUT, për zëvendësimin e valvulës së zemrës me teknikën mini-invazive me minitorakotomi të djathtë, me qarkullim ekstrakorporal totalisht perkutan.

Punë fantastike e dr. Andi Kaçani, dr. Saimir Kuçi për ndërhyrjen e rrallë dhe të gjithë ekipit të kardiokirurgjisë, nën drejtimin e prof. Arben Baboçit për nivelin e lartë të shërbimit në këtë klinikë unikale në vend”, shkruan ministrja. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!