Në Shqipëri afro 40% e popullsisë sipas Institutit të Shëndetit Publik vuan nga hipertensioni.
Tabutë kanë rënë dhe sipas mjekëve presioni i lartë i gjakut nuk është më shqetësim vetëm i moshës së mesme.
“Tashmë kemi një incidencë të lartë edhe në moshat e reja kjo ndikuar nga shumë arsye ku kryesorja është jeta sedentare dhe obeziteti.
Bëhet fjalë mes të 20 dhe 30 nuk eshte me tensioni që paraqitej mbi 45 fjeç te burrat dhe 50 tek gratë jemi duke u përballur me hipertension që më parë konsideroheshin tabu.
20 gene përgjegjës për hipertensionin, mbingarkesa volumore që vjen si pasojë e një sistemi në organizëm i cili kur aktivizohet prodhon hipertension”, tha Taulant Gishto – kardiolog në QSUT.
Gjysma e të sëmurëve me hipertension sipas mjekëve e kanë zbuluar sëmundjen rastësisht ndërsa rreth 35 % e atyre që trajtohen me ilaçe sipas Institutit të Shëndetit Publik nuk e kontrollojnë në mënyrë efektive shëndetin e tyre. Por një hipertension I patrajtuar rregullisht çon në komplikacione serioze.
“Tensioni eshte sëmundje sistemike, që prek çdo organ, më të prekura janë truri, zemra dhe veshka. Në zemër hipertensioni jep dëmtime strukturore, trashje të mureve, në tru dëmtime ishemike, në veshka dëmtime që çojnë në insufiçecë renale. Në 2 persona 1 vjen pa shenja klinike, vjen në heshtje, nëse kemi 100 individë me hipertesinon 50 e kanë zbuluar nga një ngjarje rastësore, 50% tjetër me fat se ka pas shenja klinike si dhimbje koke, marrje mendsh, zhurmë në vesh, humbje ekuilibri…”, tha ai.
Në kushtet kur këto shenja nuk shfaqen tek të gjithë në muajin e ndërgjegjësimit për hipertensionin mjekët nxisin qytetarët të kontrollojnë presionin e gjakut në mënyrë në herë pas hershme.
“Çdo individ që ka prirje genetike, prindërit me hypertension, të bëjë vlerësim pa ankesa. Hipertensivët të orientohet në dietë pa përmbajtje kripë, ecje aktive 5-7 km në ditë”, shtoi Gishto.
Hipertensioni mbetet faktori më i madh i rrezikut që kontribuon në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë në mbarë botën, por nëse zbulohet herët mund të menaxhohet përmes barnave dhe një mënyre të shëndetshme jetese.