Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për masën e “arrestit në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të Drejtorit të Departamentit dhe teknologjisë se informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Sipas hetimeve, rezultoi se drejtori i IT-së ka hyrë në bazën e të dhënave të policisë së Shtetit që ndodhet në drejtorinë e teknologjisë dhe Informacionit që gjendet në një godinë në rrugën ‘Mine Peza’ në kryeqytet.
Sipas prokurorisë të gjitha veprimet janë kryer në orët e vona të natës në gusht të vitit të kaluar, ku persona të paautorizuar kane hyrë në godinë duke përdorur bexhin e një punonjësi tjetër që në atë periudhe ishte me leje vjetore.
Për këtë prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.
Hetimi i këtij procedimi penal është shtrirë në pyetjen e tërë personazheve të përfshir në ditën e ngjarjes, por njëkohësisht edhe ne kryerjen e ekspertimeve përkatëse.
Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se Muça, punon si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për Policinë e Shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies.
/abcnews.al/