Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë futbollin në Shqipëri dhe drejtuesit e saj, UEFA ka reaguar duke shprehur shqetësim.
Shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe përfshirja e politikës në futboll shqetëson së tepërmi UEFA-n e cila ngre dyshime në lidhje me sigurinë e kryeqytetit që pret finalen e Europa Conference League më 25 maj.
UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës, bën të ditur AP News.
Gjithastu delegacioni i saj dëshrion të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.”
UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen e jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave. /abcnews.al