Ndërgjegjësohen qytetarët e Vlorës, me maska dhe doreza: Pronarët mbyllin lokalet

schedule09:51 - 12 Mars, 2020

schedule 09:51 - 12 Mars, 2020

Në qytetin e VLorës duket se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gazetari Elton Nika tha për abcnews.al se polici dhe ushtria janë në terren për të verifikuar nëse ka lëvizje të personave të cilët kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga virusi.

“Një pjesë e lokaleve dhe bareve në Vlorë janë mbyllur, madje ka pasur edhe tabela të vendosura nga pronarët që paralajmërojnë mbylljen e tyre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Disa ambiente janë të mbyllura, duke marrë shkas edhe nga urdhëri i kryeminstrit, por jo të gjitha janë mbyllur. Nga dita e djeshme ka pasur kontrolle të shpeshta të policisë për të identifikuar edhe lëvizjet e personave.

Policia dhe ushtria janë në terren për të verifikuar nëse personat kanë pasur histori udhëtimi drejt Italisë dhe kërkohet përdorimi i maskave, dorezave apo dezinfektantëve, për të ruajtur veten dhe qytetarët e tjerë.

Ajo çfarë është vënë re, është se një pjesë e lokaleve janë ndërgjegjësuar duke marrë masa paraprake dhe pritet që edhe në orët në vijin të ndodhin edhe mbyllje të tjera. 

Gjithashtu pritet edhe ndërhyrja e policisë .

Ndërkohë trageti i mallrave, i linjës Vlorë – Brindisi ka mbërritur në Portin e Vlorës pa asnjë pasagjer, por vetëm me kamionë. Ndërkohë drejtueit e kamioneve dhe personeli do ti nënshtrohen masave për kontrolle. Drejtuesve u merren të dhënat e historisë në qytetin Italian”, raportoi gazetari.

Sa e kanë zbatuar qytetarët e Vlorës qëndrimin në shtëpi?

“Lëvizjet kanë filluar të ndihet vetëm në këto momente, jo që në oret e para të mëngjesit, por një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve lëvizin me maska apo doreza. Gjatë ndalimeve, thirrja që policia u ka bërë drejtuesve të mjeteve, ishte kërkesa për të qëndruar në shtëpi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!