Ndërgjegjësohen qytetarët e Shkodrës, kontrolle të rrepta në tregje

schedule09:34 - 8 Prill, 2020

schedule 09:34 - 8 Prill, 2020

Në spitalin rajonal të Shkodrës janë marrë masat për të përballuar situatën e COVID-19, stafi mjekësor është i pajisur me mjete mbrojtëse. Vizitat ambulatore tashmë kryhen nga mjekët e familjes.

Ndërkohë sa i përket tregjeve në Shkodër shihet një kontroll i imtësishëm nga Policia Bashkiake. Gjithashtu shihen një ndërgjegjësim nga qytetarët pasi krahasuar me ditët e mëparshme, situata ka një ndryshim të dukshëm.

Gazetari Simon Shkreli tha për abcnews.al se nuk ka raste të reja në Shkodër për persona të prekur me koronavirus. Por, ai theksoi se ende nuk ka një përgjigje për 7 tamponët e realizuar, ndërsa njoftohet nga autoritetet se çdo gjë është centralizuar dhe po bëhet një kontroll i imtësishëm.

Të parët që kontaktojnë me personat e sëmurë kronikë janë mjekët e familjes dhe nëse gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet, atëherë komunikohet me shërbimet e Urgjencës.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve është reflektuar në masë të madhe, duket se e kanë kuptuar se situata është shumë serioze dhe në këtë mënyrë shihet një respektim i masave të marra në kuadër të parandalimit të COVID-19./abcnews.al