“Nder të luftoja në krahun tuaj”, Klaus Gjasula me fjalë zemre për Paderborn

schedule18:57 - 14 Korrik, 2020

schedule 18:57 - 14 Korrik, 2020

Klaus Gjasula është larguar pas dy sezonesh nga ekipi i PAderborn. Në Bundesliga 2, mesfushori shqiptar ishte i shkëlqyer për skuadrën gjermane, duke e ndihmuar të ngjitet në Bundesliga. Por në elitën e futbollit gjerman, vuajtën dhe u rrëzuan sërish në kategorinë e dytë. Gjasula ka bërë një postim prekës në Instagramin e tij zyrtar, ku ka falënderuar çdo pjesëtar të klubit gjerman.

“Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për 2 vitet e mrekullueshme! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi dhe këtij ekipi! Faleminderit që bëtë histori! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë!

Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të thosha lamtumirë ndryshe, por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti!”, shkroi Gjasula./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!