Ndër talentet më të mëdhenj të ishullit, “gjigantët” e Anglisë pas Evan Ferguson

schedule17:56 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 17:56 - 12 Dhjetor, 2024

Prej kohësh tashmë, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një emri të madh apo të një talenti premtues, për sulmin e “gjigantëve” anglezë dhe siç dihet prej kohësh, “bomberi” francez, Randal Kolo Muani është objektivi i parë në listën e “të preferuarve” të klubit londinez, mirëpo nuk është emri i vetëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, tashmë është zbuluar edhe një tjetër emër, kësaj here i një talenti të së ardhmes. Bëhet fjalë për “bomberin” irlandez, të “Pulëbardhave”, të Brighton, Evan Ferguson, me 20-vjeçarin, që në total ka arritur të shënojë plot 17 gola e të asistojë 5 herë në 73 sfidat e zhvilluara te Brighton.

Tekniku, Mikel Arteta beson se talenti irlandez mund të shpërthejë në të ardhmen dhe të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në skenën ndërkombëtare, megjithatë, përveç “Topçinjve” të Arsenal, në listën e kandidatëve që kërkojnë për ta blerë atë gjatë verës janë bashkuar edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, si dhe rivalët e përjetshëm të Tottenham. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!