Çagatay Ulusoy i njohur në Shqipëri i njohur nga roli i “Sarpit” është ndër aktorët më të paguar në Turqi. Ndonëse fiton shumë para për një episode të një seriali, Ulusoy nuk i shpenzon ato për sende luksoze.
Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se aktori ka blerë një makinë të re dhe shkruajnë të habitur për zgjedhjen e tij.
Ulusoy ka blerë një makinë Land Rover të vitit 2002. Ai u fotografua një ditë më parë teksa ngiste makinën e re dhe kishte zbatuar masat kundër koronavirusit duke mendosur maskë. Kujtojmë që kohët e fundit aktori ka bërë një jetë larg zhurmës së qytetit dhe bashkëjeton me të dashurën e tij Duygu Sarisin. l.k/abcnews.al