Ndarja nga Patrisi, Tuna reagon përmes një mesazhi të koduar

schedule13:46 - 14 Janar, 2021

schedule 13:46 - 14 Janar, 2021

Patrisi dhe Tuna i kanë dhënë fund martesës, është një ndër thashethemet që po përlitet prej javësh.

Pak ditë më parë, Patrisi i ftuar në “Soiree”, kur u pyet nëse është single apo në një lidhje, la të kuptohet se është ndarë.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, tha Patrisi.

LEXO: I hoqi djalit mbiemrin Berisha në Instagram, Roberti e Patrisi kanë sërish diçka për t’i thënë Tunës

Ndërkohë Tuna ka tërhequr sërish vëmendjen me një status të publikuar në Instastory ku duket si mesazh i koduar.

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, shkruan këngëtarja. l.k/abcnews.al