Ndarja nga jeta e Vladimir Priftit/ Papagjoni: Humbje e madhe, një nga tre regjisorët më të mirë në Shqipëri

schedule10:53 - 7 Nëntor, 2023

schedule 10:53 - 7 Nëntor, 2023

Dy ditë më parë u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i mirënjohur, Vladimir Prifti. Kinematografia shqiptare humbi një nga figurat më të shquara të saj.

Lidhur me këtë ikonë shqiptare, ka folur në emisionin “Pas Mesnate”, kritiku i artit dhe i kinemasë, Josif Papagjoni, i  cili e ka cilësuar një humbje të madhe ndarjen nga jeta të Priftit.

Sipas Papagjonit, ky largim ka përfshirë shumë njerëz, pasi këta personazhe deportojnë në mendjen dhe shpirtin e shumë njerëzve. Ai madje ka përmendur dhe një nga filmat e Priftit siç është “Udha e Shkronjave”, duke e cilësuar si një apologji të popullit tonë.

“Më ka pikëlluar si një figurë e një dimensioni kombëtar dhe më vjen keq gjithnjë që gjithë kjo radhë dhe ky brez i ndritur do ta quaja unë që ndërtoj një sipar, Ladi është pikërisht në këtë kurorën, në këtë aureolën e ndritur të kinemasë, nga ata 3-4 regjisorët më të mirë dhe vetvetiu ikja e çdo personaliteti të madh të letrave apo të artit në rastin tonë të kinemasë, është gjithnjë një humbje, një mungesë e madhe, një far trishtimi që përfshin shumë njerëz, sepse këta janë personazhe të tillë që nuk i takojnë vetes, rrezatimi i mendjes së tyre, i pasioneve të shpirtit filtrohet në mendjet dhe pasionet e njerëzve të shumtë, të kolektivit, të popullit krejt, të një kombi dhe ata bëhen mbartës të artikulimit të shpirtit të këtij kombi, të brengave, të dramatikës. Kështu unë do të përmendja, një film që mund ta quajmë si apologji të popullit tonë, ‘Udha e Shkronjave’, film i cili është tejet i strukturuar”, u shpreh kritiku i artit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!