Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Kryeministri Rama homazhe për regjisorin e shquar të kinematografisë shqiptare

schedule11:05 - 2 Shtator, 2025

schedule 11:05 - 2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur, i cili u shua në moshën 89 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë.

Në një dedikim të ndjerë për humbjen e tij, një ditë më parë, kryeministri Rama shkroi mes të tjerash se Dhimitër Anagnosti ishte babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël.”

Ndërkaq, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnosti.

Regjisori la pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Në të gjithë vendin flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në orën 13:00. Më pas arkëmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno të Himarës.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!