Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër, mëngjesin e kësaj të diele, pas liturgjise hyjnore janë kryer edhe lutjet për fortlumturinë e tij, kryepeshkopit Anastas.
Mesha u mbajt nga mitropoliti Dhimitër i Gjirokastrës ku edhe besimtarë i janë bashkuar lutjeve.
Katedralja Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër është përuruar në vitin 2016 dhe mesha e parë fetare është mbajtur pikerisht nga kryepeshkopi i ndjerë Anastas.
Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.
Ai ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek./abcnews.al

