“Ndarja e Donaldit me Trixën ishte bombë”, ish-banorja i thotë të gjitha: Ç’mendoj për Beniadën dhe Einxhelin

schedule14:48 - 15 Qershor, 2022

schedule 14:48 - 15 Qershor, 2022

Ndonëse “Big Brother VIP” ka muaj që ka mbaruar, ish-banorët e tij zgjojnë gjithmonë kureshtje me deklaratat e tyre. Së fundmi, ka qenë Antonela Berisha, ajo që ka bërë “lëmsh” rrjetin. Gjatë një interviste në “Wake up”, ish-banorja ka folur miqësitë e krijuara brenda shtëpisë së famshme. Ajo ka marrë shembullin e Einxhelit dhe Beniadës, të cilat sipas saj dikur betoheshin për njëra-tjetrën, ndërsa sot nuk flasin.

Sakaq, Antonela ka zbuluar se ka ruajtur marrëdhëniet me Monikën, teksa e ka cilësuar një “bomb” ndarjen e Donaldit nga Beatrixës.

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, tha Antonela.

Kujtojmë që dy ditë më parë, ajo u bë teze, pasi motra e saj solli në jetë një djalë./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ANTONELA BERISHA (@antonelathereal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!