Ndan gjithmonë skenën me të vëllain, balerina e TOB: Është gjaku im, kam 100% siguri

schedule11:45 - 20 Prill, 2023

schedule 11:45 - 20 Prill, 2023

Primabalerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari ndan herë pas here skenën me vëllain e saj, Anxhelo Muçollarin. Ata shfaqen së bashku duke interpretuar role të ndryshme dhe kjo ka bërë që të jenë të pandarë gjatë gjithë kohës.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Adela ka treguar se si është të ndash skenën së bashku me vëllain dhe sa komode ndjehet. Ndër të tjera, ajo e cilësoi kërcimin me të sikur të kërcesh me veten, pasi ndjen shumë siguri.

“Është moment shumë i veçantë se kërcen me gjysmën tënde, kërcen me gjysmën tënde. Edhe unë kam fatin të kem Anxhelon në krahë. Në disa role ne kemi ndarë skenën, shumë momente. Kemi ndarë jetën tonë, lirinë tonë, të përditshmen tonë, punën tonë dhe unë jam me fat që kam Anxhelon në krahë.

Është gjaku im në fund të ditës, unë me Anxhelon kuptohem pa folur, vetëm me një shikim. Padiskutim që me partnerët e tjerë, sigurisht që ndihem komode se ne kemi një karrierë shumë të gjatë. Unë kam kërcyer me të gjithë djemtë, por të kërcesh me Anxhelon është njëlloj sikur kërcen me veten. Jam shumë e sigurt, kur kërcej me Anxhelon është ajo zona ku ti je 100% e qetë, je si në shtëpinë tënde”, u shpreh balerina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!