Kejsi Kaçorri njihet si vajza e guximshme e fushës së blertë. Ajo ndan lojë me 10 djem dhe luan futboll njësoj si ata. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Kejsi ka treguar si ka nisur të merret me këtë sport, që është më shumë i dashur nga djemtë se vajzat. Ajo ka zbuluar se nënën fillimisht e ka pasur kundër, ndërsa babi i saj e ka motivuar gjatë gjithë kohës.
“Që e vogël e kam pasur shumë dëshirë. Kam luajtur me të lagjes sime. Sepse shumica ishin djemtë, ndërkohë vajzat luanin lojëra të tjera. Vëllai u rregjistrua i pari në stërvitje. Unë shkoja ta shoqëroja dhe shikoja ndeshtjet ku shkonte. Unë i thash profesorit të rregjistrohesha, edhe thash provat dhe u rregjistrova përfundimisht. Që nga ai moment nuk jam ndalur.
Unë luaj sulm krahu i majtë sepse gjuaj me të majtën, por luaj edhe mesfushë në qendër. Pozicioni më i vështirë është mesfusha se duhet të qarkullosh topin. Talentin më shumë ma ka zbuluar babi, por kam pasur edhe anëtarë të tjerë të familjes që më kanë mbështetur. Mami ka qenë në fillim kundër, tani më thotë vazhdoje, ndiqe ëndrrën tënde dhe shko jashtë vendit.
Unë kam ëndërr të luaj me vajzat e Real Madridit një ditë”, u shpreh Kejsi./abcnews.al