“Ndaloni urgjentisht ushtrinë e Putin”, Zelensky kërkon ndihmë nga Gjykata e Hagës

schedule13:00 - 27 Shkurt, 2022

schedule 13:00 - 27 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ndërsa po kërkon nga paneli i saj i gjyqtarëve që të urdhërojë urgjentisht ndalimin e pushtimit nga Kremlini.

“Ukraina ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën e Hagës. Rusia duhet të mbajë përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin.
Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkruan presidenti ukrainas në Twitter.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.
Gjykata nuk mund të ngrejë kallëzime penale kundër krerëve individualë të shtetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!