“Ndaloni së ngrëni avokado tani”, paralajmërojnë shkencëtarët

schedule12:46 - 9 Shkurt, 2022

schedule 12:46 - 9 Shkurt, 2022

“Ndaloni së ngrëni avokado tani”, paralajmërojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit.

Ngrënia vetëm ose në sallata, supa, pica dhe sanduiçe mund të çojë edhe në vdekje. Avokadot përmbajnë yndyrna të dobishme, si acide yndyrore omega 3, vitamina K dhe B5, si dhe fibra. Ashtu si frutat e tjera, disa peshk dhe arra, avokadot ndihmojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit “të mirë” në trup.

Ky kolesterol “i mirë” i lipoproteinës me densitet të lartë (HDL-C) ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, hulumtimi i kryer nga Universiteti i Kembrixhit ka treguar se disa njerëz janë bartës të një mutacioni gjenetik.

Kjo do të thotë se ata kanë nivele të larta të HDL-C që i bën ata të ndjeshëm ndaj sëmundjeve koronare të zemrës.

Njerëzit me mutacionin e rrallë në gjenin SCARB1, i quajtur varianti P376L, është zbuluar se kanë nivele jashtëzakonisht të larta të kolesterolit lipoprotein me densitet të mirë (HDL-C) me një rrezik 80% të rritur për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës.

“Ky zbulim mund të çojë në zhvillimin e barnave të reja që përmirësojnë përpunimin e HDL-C për të parandaluar sulmet fatale në zemër”, tha profesor Adam Butterworth, një nga autorët e studimit.

Sipas gazetës britanike Independent, mutacioni në gjenin SCARB1 vlerësohet të prekë një në 1700 njerëz.

Në një deklaratë për BBC, profesori Butterworth tha: “Ky është një nga studimet e para që tregon se disa njerëz me nivele të larta të kolesterolit “të mirë” në fakt kanë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës”./abcnews.al