Ndalohet importi i derrave dhe pulave/ Parandalohet mortaja dhe gripi, deri tani asnjë rast në Shqipëri

schedule13:01 - 19 Janar, 2024

schedule 13:01 - 19 Janar, 2024

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit rulal ka vendoru ndalimin e importin të derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”.

Vendimi ka ardhur bazuar nga njoftimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve dhe nga sistemi elektronik i informacionit të sëmundjeve të kafshëve të BE-së.

Ministria sqaron se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen e territorin shqiptar.

Aktualisht urdhërat e miratuara për sëmundjen e ASF janë për shtetet si më poshtë: Kosovë, Italia, Letonia, Moldavia, Polonia, Suedia, Ukraina, Estonia, Bosnja, Serbi, Bullgari, Rumania, Kroaci, Greqi, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Ceki, Maqedonia e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!