Ndalohet dyluftimi mes gjelave në Peqin

schedule21:03 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 21:03 - 14 Dhjetor, 2018

Për herë të parë në Peqin është thyer tradita dhe për dhënien e çmimit të parë për gjelin e detit, nuk pati garë dyluftimi. Kurse fermerët kërkuan që në vend të mos tregohen shpendët që futen nga jashtë kufirit.

Shfrytëzuan ditën e Gjelit të Detit për ti kërkuar qeverisë mos të lejojë tregtinë e këtij shpendi që vjen nga jashtë. Kjo ka dëmtuar rëndë ekonominë tonë familjare, thanë fermerët në Peqin, të cilët merren me rritjen e gjelave të detit.

Fermeri 1: “Mezi shiten me 7 mijë lekë. Po i mbajëm gjelat me 7 dhe pulat me 8.”

Fermeri 2: “Në fundvit ngelëm pa i shitur. I hëngrëm vetë ku ti çonim?”

Fermeri 3: “Nga Italia po futen. Malli i fhstatarit mbetet gjithmonë pa shitur. Ne kërkojmë që të mos futet mall nga Greqia.”

Sipas traditës, gjeli fitues duhet të shpallej pas garës se dyluftimit. Por kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë më, për shkak të konvetave të Bashkimit Evropian që ndalojnë dyluftime të tilla mes kafshëve apo shpendëve.

Në panair u prezantuan 30 tufa të gjelave të detit. Në fund juria shpërndau çmimet për fermerët më të mirë. U ndanë 2 çmime të para, 2 të dyta dhe dy të treta. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishte edhe zv. Ministrja Ermira Gjeci, e cila u tha se gjelat e prodhuar në zonën e Peqinit janë bio dhe të pastër nga ana shëndetësore pasi u janë nënshtruar të gjitha kontrolleve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!