Forcat e policisë këtë të enjte janë vendosur para kampit MEK në Manës të Durrësit kun ë kuadër të operacionit të zhvilluar një javë më parë vijojnë masat e marra për të kontrolluar personat që futen në këtë territor.
Gazetari Ermal Vija ndodhet në kampin MEK ku raporton për ABC News se një numër i konsiderueshëm efektivësh të policisë qëndrojnë para kampit dhe kontrollojnë mjetet që hyjnë dhe dalin nga kampi.
Policia e shtetit këto kontrolle i ushtron në sajë të mbajtjes nën mbikqyerje persona që janë të dyshuar se nga brenda kampit dyshohet se kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit.
Efektivët e vendosur në hyrje të kampit kontrollojnë me detaje mjetet që hyjnë dhe dalin nga kampi dhe personat që futen brenda.
Që pas situatës së ndodhur më 20 qershor duket se tashmë policia ka vendosur një patrullë të cilët do të bëjnë dhe kontrollin e hyrje-daljeve dhe nuk lejohet afrimi i mediave afër rrethimit. /abcnews.al