Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalohen monopatinat/ Qeveria: Burim aksidentesh, së shpejti rregullat e reja

schedule12:21 - 12 Tetor, 2025

schedule 12:21 - 12 Tetor, 2025

TIRANË– Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, tha se nga e hëna do të ndalohet qarkullimi i përkohshëm i monopatinave në rrugë.

Ajo theksoi se ky është një shqetësim i ngritur nga qytetarët, i cili do të marrë zgjidhjen përfundimtare pasi po punohet për hartimin e rregullave strikte për përdorimin e tyre.

Pas hartimit të rregullores së re, ministrja e Brendshme theksoi se përdorimi i monopatinave elektrike do të bëhet vetëm për nevoja personale dhe jo për qëllime biznesi.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë.  Gjithashtu dua të informoj të gjithë atë që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznes për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet.

Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Në do hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë, do qartësojmë njëherë dhe përgjithmonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kriteret për moshën, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Shqipëria nuk është i vetmi vend është përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, në rajon Maqedonia e Veriut, e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike, me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.Dua të sqaroj opinionin publik se ne do të studiojmë të gjithë këto shembuj dhe praktikat më të mira në nivel europian, për të balancuar interesin e të gjitha palëve të përfshira.”, tha ajo.

Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda, tha se nga e hëna do të ketë kontrolle për ndalimin e monopatinave dhe për këtë arsye kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.

““Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.
Mjafton të përmendim faktin se vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste të raportuara nga urgjencat për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete apo dëmtime shumë të rënda.
Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit e sigurisë publike dhe përdoruesve të rrugës nga përdorimi i këtyre mjeteve, ne kemi përcaktuar dhe një procedurë standarde, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane, duke përfshirë edhe trotuaret dhe duke arritur deri në bllokimin administrativ të këtyre mjeteve.

Duke filluar nga dita e hënë, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!