Ndalohen disa vëzhgues të OSBE-së në Ukrainën Lindore

schedule22:16 - 23 Prill, 2022

schedule 22:16 - 23 Prill, 2022

Një numër vëzhguesish ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Ukrainë

“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM [Misioni Special i Monitorimit] u është privuar liria në Donetsk dhe Luhansk,” njofton organizata me bazë në Vjenë.

Organizata shtoi se “po përdor të gjitha kanalet e disponueshme për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, por nuk dha më shumë detaje.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi “raportimet alarmante” se “forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM”. Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të “vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën”.

OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij. /abcnews.al/