Ndalohen 2 zyrtarë të Kakavijës, lejuan kalimin e kamionëve me mallra kontrabandë

schedule10:20 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 10:20 - 24 Dhjetor, 2023

Me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës janë ndaluar në Kakavijë 2 zyrtarë të doganës, pasi dyshohet se kundrejt shumave të parave lejuan të kalonin pa u kontrolluar disa kamionë me mallra.

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake është shpallur në kërkim edhe një person tjetër i dyshuar si i përfshirë në këtë skemë korrupsioni në doganën e Kakavijës.

Ndërkohë Agjencia e Mikëqyrjes Policore, në kuadër të Planit të Masave për monitorimin gjate festave të fundvitit kanë nisur një monitorim që prej mbrëmjes së djeshme të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë në Gjirokastër, por edhe në pika të tjera kufitare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!