Ndalimi i udhëtarëve amerikanë nga Europa jep një mesazh poshtërues

schedule14:56 - 1 Korrik, 2020

schedule 14:56 - 1 Korrik, 2020

David A. Andelman, CNN

Europa po mendon seriozisht për të ndaluar të gjithë amerikanët që të vizitojnë vendet e BE, për shkak të numrit të larte të rasteve me koronavirus. Nëse SH.B.A nuk arrin të përmbushë kriteret që ka vendosur  Komisioni Europian, ata nuk do të mund të udhëtojmë në Europë njësoj si  Rusia apo dhe Brazili.  Ndërkohë  udhëtarët nga Kina, kombi ku filloi pandemia nuk do të përjashtohen nga ky vendim.  Edhe nëse SH.B.A. arrin të përfshihet në listen e vendeve të sigurt nga BE, kjo do të  shihet nga pjesa tjetër e botës si poshtërim.

Si Europa dhe Kina arritën të jenë në listën e vendeve të sigurta? Gjithë vendet e Europës përfshirë edhe Kinën kanë bërë zgjedhje shumë të vështira për të  mbajtur nën kontroll virusin  dhe madje tani janë të përgatitur të veprojnë edhe më shpejt për të shmangur një valë të dytë të koronavirusit.

Kujtojmë Gjermaninë. Këtë javë, pasi shumica e vendit kishte dalë nga një  karantinë universale, vendi vendosi të izolonte qytetin Gütersloh dhe 103,000  banorët e saj pasi më shumë se 1.550 punëtorë të një fabrikë të përpunimit të mishit rezultuan pozitivë, raporton abcnews.al

E kundërta ndodhi , kur një shpërthim i ngjashëm ndodhi në Sioux Falls. Guvernatori i shtetit, Kristi L. Noem, nuk vendosi karantinën duke ndjekur shembullin e Donald Trump.

Ndërsa një vendim për të mbyllur kufijtë e një kombi është teknikisht një  çështje më vetë për secilin vend, një diplomat i BE-së tha për CNN, “kriteret do të përqendrohen në përhapjen e virusit”.

Djali im 43-vjeçar i cili ndodhet në Francë, me muaj  të tërë ka vendosur maskë sa herë që ka dalë nga shtëpia.  Kështu vepron edhe Presidenti Francez Emanuel Macron, i cili është përgëzuar edhe nga vendet e tjera të botës për këtë veprim.

Kontrastet midis SHBA dhe Francës,  ku Presidenti Trump nuk pranon të mbajë një maskë në publik dhe ku shumë guvernatorë po rihapin shtetet e tyre edhe përballë rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit  janë të mëdha. Kur Macron vizitoi shkollën e klasës Pierre Ronsard në kulmin e pandemisë në fillim të majit, ai po mbante një maskë me ngjyrat e flamurit francez  që ishte realizuar në Francë nga  prodhuesi Chanteclair (çmimi me pakicë 8,30 dollarë).

Sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit,  SHBA regjistroi  27.575 raste të reja dhe 308 viktima të martën, ndërsa Franca, një komb sa një e pesta e SHBA-së regjistroi i vetëm 325 raste të reja dhe 20 viktima, raporton abcnews.al

Edhe Kina, qytetarët e së cilës me sa duket do të jenë të mirëpritur në Europë, regjistroi vetëm 137 raste të reja në pak ditë.

Refuzimi i Presidentit Trump për të izoluar vendin, apo edhe për ta bërë të detyrueshme maskën, ka sjellë rritje të rasteve të reja çdo ditë në SHBA. Në të njëjtën kohë, Trump është i vetmi udhëheqës kombëtar që kërcënon se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Pra, nuk është për t’u habitur fakti që Shtetet e Bashkuara nuk janë në listën e vendeve të sigurta njësoj si  Rusia dhe Brazili, dy vendet ku koronavirusi nuk është arritur të mbahet nën kontroll nga qeveritë përkatëse, raporton abcnews.al

Shifrat flasin vetë. Sipas shifrave të OBSH-së, Brazili ka regjistruar gjithsej 1,085,038 raste,  Shtetet e Bashkuara  2.268,000 ndërsa Rusia është në vendin e tretë globalisht me pak më pak se 600,000 raste.

Për më tepër, numri në SH.B.A., Brazil dhe Rusi po rritet më shpejt se në çdo vend tjetër.

Sidoqoftë, Rusia dhe Brazili kanë demonstruar një qasje të njejtë ndaj koronavirusit. Përpara referendumit të shumëpritur kombëtar për reformat kushtetuese të enjten që do ta bënte atë president për gjithë jetën, Putin festoi përpjekjet e tij, dhe i tha popullit se falë menaxhimit që qeveria e tij i ka bërë situatës së koronavirusit, kanë shpëtuar mijëra njerëz, raporton abcnews.al

Pastaj ai vazhdoi me një paradë të gjerë ushtarake përmes Sheshit të Kuq duke festuar humbjen e Gjermanisë naziste 75 vite më parë.

Ndërkohë në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro duhet të mbajë veshur  maskën në vende publike sipas një urdhri të gjykatës federale por prokurori i tij i zgjedhur tha se ai “po studion të gjitha masat e duhura për të ndryshuar urdhrin”.

Për fat të keq, duket se udhëheqësit e këtyre tre kombeve nuk janë të gatshëm të kthejnë kokën drejt katastrofës që është  shkaktuar vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre. Amerika dikur ishte një fener i menaxhimit  të katastrofave, por sot nuk është më.  Shumica e amerikanëve akoma vazhdojnë të dëgjojnë fjalët e një presidenti, veprimet e të cilit nuk motivohen nga  kriza e koronavirusit, por më tepër nga ana personale.

Më e pakta që Donald Trump duhet të bëjë, është të deklarojë: Të gjithë përdorni maska, të njejtën gjë do të bëj edhe unë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!