Ndalimi i muzikës, këngëtari shqiptar: Unë dhe grupi im kemi humbur 60 dasma, jemi me borxhe

schedule09:39 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:39 - 30 Shtator, 2020

Mëngjesin e sotëm në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ është diskutuar lidhur me mbylljen e lokaleve të natës. Administratorët e disa prej tyre janë shprehur se ndodhen si kurrë më parë në një krizë jetike.

LEXO EDHE: Lokalet e natës, 7 muaj pa punë, flasin administratorët: Po vijojmë të paguajmë taksat

Ndërkohë në një lidhje me Skype nga Zvicra, këngëtari Labinot Rexha ka deklaruar se në këtë shtet lokalet e natës janë hapur, madje edhe me kapacitete deri në 300 persona.

“Në Zvicër, zvicerianët e dinë që në një lokal të natës do ta ketë një kontakt me virusin po e gjejnë mënyrën që mos ta hapin kontaktin. Kurse në Kosovë nuk ndodh kjo.

Unë këndoj në Gjenevë çdo të premte. Ndërsa në një tjetër kanton lejohen deri në 300 veta në lokalet e natës. Këtu e gjejnë një mënyrë”, tha ai.

Ndërkohë më tej, Rexha u shpreh se bashkë me grupin e tij kanë humbur 60 dasma, që do të thotë pëafërsisht gjithë buxhetin.

Sakaq, ai theksoi se shumë këngëtarë kanë marrë borxhe, po nuk kanë me çfarë t’i shlyejnë.

“Grupi im dhe unë kemi humbur 60 dasma që do të thotë përafërsisht gjithë buxhetin.  Grupi im është me borxhe. Në Kosovë, shoku i shokut tim ka marr borxhe. Ne mendojmë që në fund të sezonit t’ja shlyejmë, po tani nuk dimë.

Unë në raste kontrete kam thyer shumë kapare, po nuk kthehet. Ka ardh koha që zoti po na dënon pak, nuk e dimë nëse në këto lokalet e natës po shkojmë në kabare apo diku tjetër. Ka persona që marrin bashkish dhe i fotografojnë, po ka njerëz që nuk kanë të hanë”, shtoi Labinoti. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!