Ndalesë e detyruar për Pochettino, trajneri i PSG infektohet me Covid-19

schedule19:16 - 15 Janar, 2021

schedule 19:16 - 15 Janar, 2021

Vetëm pas disa ditësh nga aventura e tij e re te PSG, Mauricio Pochettino do duhet të ndalet dhe të mendojë për shëndetin tashmë.

Klubi i PSG njofton se trajneri argjentinas është prekur nga Covid-19 pas testeve të fundit të kryera. Ai ndodhet në izolim në shtëpinë e tij dhe deri në kthim skuadrën do e drejtojnë ndihmësit e tij.

“Menaxheri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka dalë pozitiv për Sars-Cov2 pas një testi PCR. Ai tani do të jetë në izolim dhe do të ndjekë këshillat e duhura mjekësore.

Ndihmësit e tij Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino do të marrin përsipër detyrat e tij duke filluar që nesër në Angers”, shkruhet në deklaratën e PSG. /abcnews.al