“Ndal policia”, të rinjtë refuzojnë t’i binden urdhrit, 21-vjeçari godet efektiven me makinë

schedule13:49 - 7 Nëntor, 2021

schedule 13:49 - 7 Nëntor, 2021

Një 21-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi në momentin kur kjo e fundit i ka bërë shenjë për të ndaluar për kontroll ai është larguar duke goditur efektiven e policisë me makinë në këmbë.

Ndërkohë në pranga janë vënë edhe dy të rinjtë shtetasit A. K., dhe S. G.  26 vjeç të cilën kanë kundërshtuar veprimet e policisë.

“Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrulla pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G.  26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë”, njofton policia. m.v/Abcnews.al