Ndajnë rrugët në Vlorë, Rama e injoron, Leli s’e çon në mendje largimin

schedule16:35 - 26 Qershor, 2021

schedule 16:35 - 26 Qershor, 2021

Edi Rama dhe Dritan Leli kanë vendosur të ndajnë jo vetëm rrugën politike nga njëri-tjetri por edhe rrugët e qytetit të Vlorës. Pasi i refuzoi vendimin për të qenë në listën e PS në Vlorë, Edi Rama vendosi të ndërpresë çdo bashkëpunim me mjekun që prej 2 mandatesh është në krye të Bashkisë së Vlorës.

Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Rama i dha besimin duke e njohur si drejtues të pushtetit vendor, Afrim Qëndron, atë që në hierarkinë e Bashkisë qëndron i dyti pas Dritan Lelit, në postin e nënkryetarit.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama dhe çdo funksionar të PS është distancuar nga kreu i Bashkisë së Vlorës, teksa këshilltarët socialistë kanë nisur mbledhjet që kanë për qëllim t’i tregojnë qytetarëve se si kreu i Bashkisë nuk po e bën siç duhet detyrën.

Megjithatë Dritan Leli është i bindur se do ta mbyll deri në fund mandatin e tij. Teksa Edi Rama inspektonte infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë, Dritan Leli për të treguar se është në krye të detyrës inspektonte punimet e rrugës së Drashovicës.

Mesazhin për këshilltarët socialistë e kishte të qartë, “do të punoj çdo ditë deri në fund të mandatit”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!