Teuta luan nesër në transfertë një sfidë të vështirë ndaj Laçit. Sot në konferencë për shtyp foli Erando Karabeci. Mesfushori tregoi qartë se skuadra nesër futet në fushë vetëm për triumfin dhe një barazim ndaj skuadrës së Duros, do i mërziste durrsakët.
“Gjendja e ekipit është e mirë. Nuk kemi mungesa dhe jemi gati të gjithë për ndeshjen e nesërme. E dimë rëndësinë dhe vështirësinë e ndeshjes, por hyjmë për të marrë maksimumin nga ajo ndeshje. Nuk jemi në presion në këtë ndeshje, në çdo ndeshje duam maksimumin.
Do bëjmë maksimumin për të marrë fitoren sepse synimi kryesor për një ekip me organikën tonë është vetëm fitorja ndaj çdo kundërshtari. Shpresoj të bëjmë maksimumin dhe ta marrim më të mirën. Barazimi? Varet si shkon ndeshja.
Nëse dominon dhe barazon nuk je i kënaqur, por nëse luan keq dhe barazon je në rregull. Në kushtet që jemi, pa nisur ndeshje nuk kënaqemi me barazimin. Këtë vit kemi marrë shumë barazime të pamerituar, por ky është futbolli. Mund të ishim në një pozitë më të mirë, por kam vënë re që në çdo ndeshje, nuk na ka dominuar asnjë ekip, përveç Vllaznisë.
Në atë sfidë luajtëm dobët dhe kundërshtari e meritoi fitoren. Në ndeshjet e tjera kemi dominuar dhe kemi treguar se kemi cilësi dhe kualitet. Duhet të shohim veten, të mos merremi me ekipet kundërshtare dhe të vlerësojmë ndeshjet në vazhdim”, përfundoi ish-kapiteni i Tiranës. /abcnews.al